Politika e privatësisë
Çfarë të dhënash mbledhim
Asnjë. Aplikacioni nuk kërkon llogari, nuk mbledh të dhëna personale, nuk përdor reklama, analitikë apo gjurmues dhe nuk ndan asnjë të dhënë me palë të treta.
Si funksionon aplikacioni
Tekstet e kodeve janë të ruajtura brenda aplikacionit dhe lexohen pa internet. Kërkimet bëhen vetëm në pajisjen tuaj.
Kur ka lidhje interneti, aplikacioni kontrollon herë pas here serverin hitech.al për një version më të ri të teksteve dhe, nëse ju zgjidhni “Përditëso”, e shkarkon atë. Kjo kërkesë nuk përmban asnjë të dhënë personale. Si çdo server interneti, serveri mund të regjistrojë përkohësisht adresën IP dhe kohën e kërkesës për arsye teknike dhe sigurie; këto nuk përdoren për t’ju identifikuar.
Lidhjet e jashtme
Butonat drejt hitech.al dhe qbz.gov.al hapin shfletuesin tuaj. Për faqet e tyre vlejnë politikat e privatësisë së atyre faqeve.
Burimi i teksteve
Tekstet janë marrë nga versionet e konsoliduara zyrtare të botuara nga Qendra e Botimeve Zyrtare (qbz.gov.al). Aplikacioni nuk është produkt i një institucioni shtetëror dhe nuk ka vlerë zyrtare; për efekte ligjore vlen vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare.
Fëmijët
Aplikacioni nuk mbledh të dhëna nga askush, përfshirë fëmijët.
Kontakt
HiTech Solutions · hitech.al